Pothuajse 36 vjeçar, që i mbush me 30 maj, ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mund të luajë në Liverpool sezonin e ardhshëm. Sipas “AS”, legjenda e Los Blancos ka shumë oferta, por e konsideron atë të ekipit të Jurgen klopp si ofertë më solide, kjo edhe për faktin se Liverpooli do të bëjë gara edhe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Casillas duket se dëshiron të largohet përfundimisht nga Porto, ku u transferua nga Real Madridi në verë të vitit 2015, kontrata e të cilit i skadon këtë verë dhe nuk dëshiron ta vazhdojë atë. Pavarësisht se Porto u mposht nga Benfica në garën për titull, Iker Casillas ka pasur një sezon brilant. Ai k bërë 43 paraqitje për Porton në gjitha garat, duke pranuar vetëm 23 gola