Tashmë është 37 vjeç, por Iker Casillas nuk ka ndërmend të ndalet. Portieri spanjoll është aktualisht futbollisti me më shumë ndeshje në kompeticionet e UEFA-s, 178 të tilla, ndërsa kërcënimi i vetëm vjen nga Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur 161 ndeshje në kupat e Europës.
Gjithsesi, portugezi do të duhet të luajë edhe të paktën 4 sezone, për të kapur 19 sezonet aktuale të Casillas në Champions League, i cili vazhdon të luajë në nivele të larta dhe duke parë si po paraqitet Buffon, vështirë se tërhiqet.
Këtë javë Porto nis aventurën në Champions League, me sfidën kundër Schalke-s, dhe Casillas do të bëhet mbajtësi i një rekordi unik, sepse do të luajë për të 20-tin sezon në Champions. Deri tani Ryan Giggs ka marrë pjesë në 19 sezone, Paul Scholes në 17, ndërsa Xavi Hernández e Arjen Robben në 16 sezone.
Lojtarët me më shumë sezone në UEFA Champions League
19 Iker Casillas (Real Madrid, Porto – 1999/2000 – në vazhdim)
19 Ryan Giggs (Man. United – 1994/95–2013/14, duke përjashtuar 1995/96)
17 Paul Scholes (Man. United – 1998/99–2012/13, duke përjashtuar 2011/12)
16 Xavi Hernández (Barcelona – 1998/99–2014/15, duke përjashtuar 2003/04)
16 Arjen Robben (PSV, Chelsea, Real Madrid, Bayern – 2002/03– në vazhdim)
15 Zlatan Ibrahimović (Ajax, Juventus, Inter Milan, Barcelona, AC Milan, Paris, Man. United – 2002/03–2017/18, duke përjashtuar 2016/17)
15 Raúl González (Real Madrid, Schalke – 1995/96–2010/11)
15 Gary Neville (Man. United – 1994/95–2009/10, duke përjashtuar 1995/96)
15 Cristiano Ronaldo (Man. United, Real Madrid – 2003/04– në vazhdim)
15 Ashley Cole (Arsenal, Chelsea, Roma – 2000/01–2014/15)
15 Andrés Iniesta (Barcelona – 2002/03–2017/18, duke përjashtuar 2003/04)