Iker Casillas është një emër i respektuar në Spanjë. Ai ka mbështetjen e të gjithëve, madje dhe të tifozëve të Barcelonës. Ish-portieri i Realit ka varur dorezat në gozhdë te Porto pas problemeve që kishte më shëndetin e tij dhe duket se do të rikthehet në Spanjë.
Kampioni i Botës mund të rikthehet me një pozicion të lartë, pasi Casillas mund të marrë rolin e presidentit të La Ligas. Tifozët dëshirojnë që portieri të marrë këtë rol.
Në një nga sondazhet e zhvilluara në Spanjë, tifozët që dëshironin që Casillas të marrë pozicionin e presidentit ishin 93 për qind.