Casemiro ka mbajtur premtimin e dhënë para finales së Champions League kundër Juventusit. Mesfushori brazilian kishte deklaruar se nëse Real Madrid do të triumfonte në Kardif, ai do të qethej zero në dhomat e zhveshjes.
Reali fitoi Champions League-n e për më tepër me një gol të shënuar pikërisht nga Casemiro, i cili realizoi golin e dytë për madrilienët. Në dhomat e zhveshjes, Marcelo ka ndihmuar shokun e skuadrës të përmbushë premtimin e tij.