PSG e ka nxjerrë në treg Neymar Junior, por kjo nuk do të thotë se klubi francez do ta lërë të largohet për më pak se 220 milionë euro, aq sa shpenzoi për brazilianin.
“Marca” ka zbuluar se Real Madridi mund të përdorë kartonin i Casemiro për të ulur kostot e këtij operacioni. Mesfushori brazilian u kërkua nga PSG që sezonin e kaluar, të cilin e shohin si zëvendësuesin e duhur të Thiago Motta, edhe për faktin se Napoli kërkon deri në 100 milionë euro për Allan.
Zidane nuk e konsideron pjesë të formacionit Casemiron, aq më tepër nëse Pogba mbërrin në Madrid dhe futja e tij në operacionin “Neymar” do të sillte përfitime për të dy klubet më negocim.
PSG po pret, tashmë është në dorën e Real Madridit për të shfaqur interes për Neymar, ku pjesë e negocimit do të përfshihet edhe kartoni i Casemiro, që kënaq të dyja palët dhe ul kostot e shkëmbimit të brazilianëve.