CAS-i ka shtyer vendimin për Skëndërbeun.
Janë shuar përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të luajtur në Evropë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke refuzuar apelimin e klubit korçar.
Kjo do të thotë se CAS lë në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun me 10 vjet pezullim nga Kupat e Evropës si dhe një gjobë prej 1 milion euro.