Shkup, 28 mars – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ka ulur dënimin e futbollistit shqiptar Arijan Ademi nga katër në dy vjet, ashtu që mesfushori i Dinamo Zagrebit dhe përfaqësueses së Maqedonisë në fushë do të kthehet në shtator”, bën të ditur “Alsat-M”, transmeton gazeta KOHA. Pas këtij vendimi KAS, ka dal me një kumtesë kur jep hollësi lidhur me vendimin e tyre.
“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ka marrë vendimin në procesin e arbitrazhit mes futbollistit nga Maqedonia, Arijan Ademi dhe UEFA-së lidhur me vendimin e UEFA-së të marrë më 12 maj 2016 me të cilin futbollisti u shpall fajtor për thyerjen e antidoping rregullova”, nis kumtesa e KAS dhe vazhdon:
“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e ka ulur pezullimin katër vjeçar në dy vite, duke nisur nga 7 nëntori 2015. Mostra të cilën Arijan Ademi e ka dorëzuar për doping më 16 shtator 2016 , ka pasur përmbajtje të stanozolol“, thuhet në kumtesë.
CAS më tej përshkruan ankesën e Ademit dhe përfundon:
“Futbollisti ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të UEFA-së, duke u bazuar në atë se ka marrë ilaç të lejuar i cili ka qenë kontaminuar me substancën e ndaluar. CAS në këtë rast ka marrë parasysh rrethanat e posaçme. Krahas asaj se futbollisti ka dëshmuar se nuk ka dashur të merë medikamente të ndaluara. Nuk mund të pajtohemi se vendimi duhet të shfuqizohet. Në vend të kësaj, kemi marrë vendimin që dënimi ti ulet. Ankesa e tij pjesërisht është pranuar. Në bazë të këtij vendimi nga 7 nëntori 2015, iu shqiptua dënimi ndalesa për luajtje futboll për dy vite “, shkruan CAS.
Kështu CAS, ka vendosur se futbollisti I Dinamo Zagreb, assesi nuk mund të shpallet fajtor pasi me vetëdije nuk ka marrë medikamente të ndaluara, por atë e ka marrë dhe patjetër duhet të vuaj dënimin. CAS në më shumë se 90 përqind të rasteve vërteton vendimet e UEFA-së dhe FIFA-së, ashtu që rasti i Ademit është I posaçëm.