Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka pësuar dëmtim të rëndë në muskul që do ta lë atë jashtë fushës në pjesën e mbetur të sezonit.
Gazetat spanjolle “Marca” dhe “AS”, kanë raportuar se mbrojtësi i krahut të djathtë nuk do të luajë në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së “Championsit” kundër Chelseat.
Carvajali do të jetë mungesë për madrilenët edhe në La Liga, ku Real Madridi i Zinedine Zidaneit po lufton për mbrojtje të titutllit të kampionit.
Carvajal u zëvendësua në minutën e 77-të në barazimin 1:1 me Chelsean të martën. 29-vjeçari sivjet është paraqitur në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.