Tensione kosovaro-serbe edhe në futbollin e largët australian. Sulmuesi më i mirë në histori të këtij kampionati, Besart Berisha, është kapur keq me portierin serb të Danny Vukovic, pas ndeshjes mes Melbournes dhe Sydneyt. Edhe pse në të kaluarën kanë luajtur bashkë pikërisht te Melbourne, kosovari dhe serbi u përfshinë në një debat të nxehtë pas ndeshjes, ku u desh intervenimi i të tjerëve për të qetësuar situatën, përcjellë “lajmi.net”. Ndeshja u mbyll me fitoren e Sydneyt 2:1, derisa Berisha, si rrallë herë, nuk arriti të gjejë rrjetën në këtë takim.