Zurich nuk shkoi më shumë se sa një barazim pa gola në përballjen ndaj Luganos, në xhiron e 18-të të Superligës së Zvicrës. Zurich vazhdon të mbetet në pozitën e katërt, megjithatë pritshmërite për ndeshjen e sotme ishin maksimale, shkruan Periskopi. Zhvillohej minuta e 64-të kur trajneri Ludovic Magnin vendosi ta zëvëndësonte yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kolollin. Këtij të fundit nuk i pëlqeu nxjerrja nga fusha dhe me zemërim të plotë theu pjesën e lartë të bankës së rezervistëve.
https://www.youtube.com/watch?v=8GMQI4RB_Nk