Shkup, 30 janar – Linjë e re çarter Stamboll – Ohër – Stamboll vendoset nga 15 prilli i këtij viti dhe do të jetë aktive deri në tetor, njoftoi Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit (APMT).
Kjo është dakorduar midis kompanisë nga Maqedonia BTB Tur dhe asaj turke Tatil Budur të bursës turistike EMTT në Stamboll, Turqi, ndërsa aranzhimet tanimë janë në shitje.
Në bursë, para 700 pjesëmarrësve nga 80 vende dhe vizitë prej mbi 50.000 persona, APMT e prezantoi potencialin turistik të Maqedonisë dhe e fitoi çmimin për stendë më mirë të organizuar. Çmimin e ndau drejtori i panairit Haxher Ajdin.
Ekipi i APMT-së realizoi takime me tur-operatorë nga Turqia, SHBA-ja, India, Kina dhe Vietnami, ndërsa tur-operatorë turq të cilët deri tani nuk e kishin të përfshirë Maqedoninë në ofertën e tyre, treguan interes që këtë ta bëjnë menjëherë.
Glorious DMC, Acenzi Travel, Sinope Tours, Aleria Travel&Leisure, Mahima Tours, BekTravel, Perfect Teavel, Amari tour janë vetëm një pjesë e atyre të cilët iniciuan takim që të kuptojnë më shumë për Maqedoninë, por edhe të kuptojnë për mundësitë të cilat ua ofrojmë si destinacion të cilët do të sillnin deri në bashkëpunim.