Derisa ecni nëpër kalldrëmin e Çarshisë së vjetër të Shkupit nuk mund e të mos mahniteshim nga sharmi dhe vjetërsinë i që e fshehin këto ndërtime dëshmojnë për disa kohë të kaluara…
Çdo rrugicë fsheh në vete nga një befasi të re, ndërkaq në dyqanet e vogla gjithmonë shihni fytyra të qeshura.
Çarshia e vjetër e Shkupit e cila daton nga shekulli XII, edhe përkundër ndikimit të kohës dhe gjurmëve të lëna pas, edhe më tej është njëri nga vendet më të bukura në qytetin e Shkupit.
Sot ashtu siç po shëtisni nëpër Çarshinë e vjetër të Shkupit, mund të vëreni se numër i madh i rrojtoreve dhe dyqaneve janë përplot me myshterinj, suvenir dhe zbukurime.
Pamjet e zakonshme në çarshi janë edhe turistët të cilët i sheh se si janë të interesuar për mënyrën tradicionale të punës në farkëtaritë dhe teneqepunuesve
Pavarësish se shëtiteni ditën apo në mbrëmje, apo vetëm kaloni përmes çarshisë pa pasur qëllim të caktuar, çdoherë do të vëreni disponimin e mirë nëpër çajtoret dhe lokalet e tjera.
Këtu mund të provoni të gjitha specialitet e llojllojshme, ndërsa dashamirët e ëmbëlsirave në çarshi mund t’i provojnë bakllavat dhe tullumbat më të mirë. Është e pamundur të shmangeni çajin turk.
Si në të kaluarën, tradita të pishë çaj turk në Çarshinë vazhdon edhe sot. Çarshia e vjetër nuk do të ishte e kompletuar sikurse të mos ekzistonin çajtoret ku shërbehet çaji më i mirë turk.
Pikërisht me këtë çaj mund ta përjetoni artin e vetëm të përgatitjes dhe konsumimin e çajit të mirë të zi apo çajit turk, i cili ju kthjellë dhe ju le pa gjumë deri në fund të ditës.
Të magjepsur nga bukuritë që ofron Çarshia e vjetër e Shkupit, vendosëm që këto momente t’i ruajmë me celularin tonë Samsung Galaksi S8+, i cili me opsionin HDR krijoi fotografi sikur të jenë panorama.
Shiu i cili at ditë kishte kapluar qytetin nuk paraqiste asnjë problem që celulari ynë resistent kundër ujit Samsung Galaksi S8+ të kap të gjitha magjitë autentike që ofron e jona Çarshi e vjetër e Shkupit.