Shkup, 26 mars – Sot prej orës 6 deri në orën 10 pa energji elektrike janë konsumatorët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, rrugët “Bitpazarska”, “Çarshia e mbuluar”, “Samarxhiska”, hoteli “Klan” dhe barnatorja “Zegin” në komunën e Çairit. Në periudhën prej orës 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “12” në fshatin Sonjë e Epërme, komuna e Sopishtes. Siç informon QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të caktuara teknike në rrjetin elektronik distributiv.