Carovska: Vendimet që do të marrë kryeministri janë mbi bazën e asaj që kemi bërë ne si ministra

Shkup, 26 maj – Unë besoj në ndryshim, ndryshimet gjithmonë sjellin gjëra të mira, por besoj edhe në vendimet e kryeministrit dhe jam e sigurt se do t’i bëjë ato në bazë të angazhimit të secilit prej nesh si ministra dhe në bazë të kënaqësisë së qytetarëve, theksoi  sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve  lidhur me pritjet e saj nga mbledhja e sotme e Komitetit Qendror të LSDM-së.

“Mendoj se vendimet që do të marrë kryeministri janë vendimet e duhura dhe se janë në bazë të asaj që kemi bërë, ai do të vlerësojë nëse është bërë mirë apo nëse është bërë keq”, tha Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp mbi zbatimin e reformës sociale.