Carovska: Vazhdon procesi i deinstitucionalizimit

Shkup, 12 korrik – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska i vizitoi personat e parë të deinstitucionalizuar nga IP Enti për rehabilitim “Banja Bansko” , institucion për persona nën përkujdesje me aftësi të kufizuara.

Çifti, Fanka Dinova dhe Jonçe Gogov, nga prilli i këtij vitit e braktisën institucionin dhe u zhvendosën në një shtëpi familjare në Fanka, në fshatin Miravci të Gjevgjelisë. Të dy paraprakisht ishin të vendosur në Ent ende si fëmijë dhe në të kanë kaluar më shumë se 30 vjet.

“Posaçërisht gëzohem që procesi i deinsttiucionalizimit me të cilin periudhën e kaluar u përfshinë vetëm fëmijët e akomoduar në institucionet, tani zbatohet edhe për persona të rritur. Zotimet tona janë që gjatë tre vjetëve të ardhshme të mos ketë më persona të vendosur nëpër institucione dhe ato të bëhen pjesë e shoqërisë, të jetojnë të pavarur në bashkësi me mbështetje përkatëse për të cilat tani zhvillojmë servise në nivel lokal”, tha ministrja Carovska.

Siç informojnë nga MPPS në periudhën e ardhshme Enti “Banja Bansko” duhet ta lëshojnë edhe shtatë shfrytëzues të rritur të cilët i bëjnë përgatitjet e fundit për zhvendosje.

Njëkohësisht, siç informojnë nga Ministria bëhen përgatitje për zhvendosje të gjithë shtatë fëmijëve nën moshën 18 vjeçare nga “Banja Bansko” në shtëpi grupore në bashkësi.

Të gjitha aktivitetet bëhen në pajtim me Strategjinë nacionale për deinsistucionalizm “Timjanik” 2018-2027 dhe paraqesin kalimin nga sistemi i deritanishëm i vjetërsuar për mbrojtje sociale i bazuar në institucione “jopersonale”, ndaj sistemit bashkëkohor dhe kujdes në bashkësi. Proceset e deinsttiucionalizimit tërësisht i respektojnë edhe të drejtat e fëmijëve dhe i përforcon shfrytëzuesit me të cilën e nxit pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën në bashkësi dhe shoqëri.