Bërvenicë, 11 shtator – Përkëdhelëset dhe edukatoret para së gjithash në kopshtet e reja janë të trajnuara për punë me fëmijë me zhvillim atipik për inkluzion të tyre dhe kanë rrogë si një administrator i cili punon me persona me pengesa, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Bërvenicë ku po ndërtohet një kopsht i ri.
“Në lidhje me të gjitha kopshtet e reja të cilat ndërtohen dhe trajnimet të cilat vijojnë ata duhet të jenë inkluzivë. Edhe fëmijët të cilët janë me zhvillim tipik dhe fëmijët me zhvillim atipik duhet të ndjekin arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në kuadër të mundësive të tyre. Gjithashtu edhe rrogat e përkëdhelësve dhe edukatorëve u ngritën në nivel të pagës së arsimtarit i cili punon me fëmijë me pengesa të caktuara. Që domethënë se edhe ata kanë koeficientin e tyre dhe pikën në pagën e përgjithshme të cilën e rritëm tani për 16 për qind, ndërsa në tetor rroga do të paguhet me plus pesë përqind të të punësuarve në kopshtet dhe me këtë presim që pranimi i këtyre fëmijëve të jetë adekuat dhe ata të ballafaqohen me sfidat të cilat fëmijët me pengesa i kanë”, tha Carovska.
Komunat rurale si Bërvenica kanë mundësi që të ndërtojnë qendra të reja ditore dhe për persona me pengesa mbi moshën fëmijërore.
“Nëse ka nevojë për zhvillim të qendrës së veçantë ditore për persona të rritur me pengesa në këtë komunë, atëherë Komuna mund të paraqitet në konkursin i cili tani është publikuar në Ministrinë për zhvillim të shërbimeve sociale. Dhe këtu nëse sigurohet hapësirë ne do të pajisim dhe kanë dhënë hapësirë ne do ta pajisnim dhe jepnim mjete financiare me qëllim që komuna të fillojë me shërbimin social të qendrave ditore ose lloj tjetër të servisit social që nevojitet për këtë dhe të gjitha komunat e tjera. Komunat të përgatiten me iniciativa dhe t’i dorëzojnë deri te Ministria, porositi ministrja.