Shkup, 8 mars – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në video-paraqitjen me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin, theksoi se sot e shënojmë feminizmin I cili lufton për të gjithë ata të cilët akoma nuk mund të luftojnë për veten e tyre.
Carovska i nderoi të gjitha vajzat dhe gratë të cilat iu ekspozuan dhunës në rastin “Dhoma publike”.
“Guximi i tyre të flasin publikisht, do të ndihmojë së bashku të përballemi me sfidën, ndërsa obligim I ynë si Qeveri dhe institucione është të sigurojmë mbrojtje nga keqpërdorimi I të drejtave të grave tani dhe në të ardhmen, dhe ata të cilët e bëjnë atë t[ nxirren para drejtësisë. Realiteti ynë duhet të jetë një shoqëri ku barazia dhe mosdiskriminimi do të jenë vlera themelore të njeriut. Nga kjo asnjëherë nuk guxojmë të heqim dorë”, theksoi Carovska.
Duke përkujtuar se festa e sotme është për dner të feminizmit të paluhatshëm I cili lufton për organizim politik të grave, që lufton për të gjitha vajzat dhe gratë, për të rinjtë, për pensionistet, për punëtoret, për personat transgjinorë, ministrja Carovska tha se mënyra më e mire për t’i nderuar gjeneratat e feministeve para nesh, është ta vazhdojmë luftën e tyre në familje, në rrugë, në institucione, në shkolla…
“Prandaj, sfidë kyçe para nesh janë reformat në arsim, të cilat do të thonë investim në gjenerata të ardhshme të cilat rriten me vlerat e barazisë gjinore, solidaritet dhe dhunë. Për mundësi të barabarta, për vajza dhe gra të fuqishme dhe solidare!”, tha ministrja.