Shkup, 23 janar – Harmonizimi i pensioneve me shpenzimet për jetesë dy herë në vit siguron rritje të vazhdueshme. Që mos ta zhvendosim kufirin e pleqërisë për pension në 67 vjet dhe që mot t’i ngrijmë pensionet kemi kërkuar një variant që do të thotë rritje në vazhdimësi madje edh në mënyrë shtesë rritje prej katër për qind nëse rritet ekonomia.
Këto e deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas akuzave të Shoqatës së Pensionistëve se me mënyrën e re të harmonizimit nuk mundëson rritje të pensioneve.
“Të gjitha masat si Ministri dhe si Qeveri i krijojmë kanë të bëjnë në drejtësi, askujt nuk i është hequr asgjë. Pensionet në vazhdimësi, në mënyrë stabile dhe me kohë u paguhen dhe madje edhe më herët nga periudha paraprake, por tani harmonizohen në zgjidhjen e re ligjore 100 për qind me shpenzimet për jetë dy herë në vit. Kjo që kryesisht është në zgjidhjen ligjore e cila duhet ta kemi parasysh është se nëse BPV do të jetë mbi katër për qind do të ketë harmonizim shtesë në prill të vitit të ardhshëm”, theksoi Carovska.
Për rritjen e pensioneve ajo paraqiti të dhëna statistikore, sipas të cilave në vitin 2016 pensioni mesatar ka qenë 13.754 denarë, ndërsa vitin e kaluar 14.421 denarë.