Shkup, 29 tetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot mori pjesë në prezantimin e rezultateve të studimit të fundit të HBSCM – “Sjellje të lidhura me shëndetin te adoleshentët në moshën shkollore”, të përpunuar nga Koalicioni “Margjinat”.
Siç informon MASH, në prezantim u diskutua se si stereotipet dhe diskriminimi në përmbajtjen e librave shkollorë ndikojnë në sjelljen e të rinjve, por edhe në mjedisin shkollor, familjen dhe miqësinë me bashkëmoshatarët.
Ministrja Carovska theksoi se arsimi është një nga mekanizmat për ndryshimin e të menduarit stereotipik dhe çrrënjosjen e pabarazisë gjinore dhe diskriminimit për çfarëdo baze midis të rinjve në një shoqëri. Prandaj, përmes modernizimit të planeve dhe programeve mësimore, përmes aplikimit të një koncepti modern të arsimit, MASH punon në tejkalimin e këtyre sfidave.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë po zhvillon koncept për një ndryshim të plotë dhe thelbësor të materialeve mësimore dhe didaktike për arsimin fillor dhe të mesëm që inkurajojnë ose përforcojnë pabarazinë gjinore dhe përmbajnë stereotipe. Nevoja për të futur një sistem krejtësisht të ri për përpunim të materialeve mësimore është rezultat i reagimeve të vazhdueshme nga opinioni, prindërit/kujdestarët, nxënësit, por edhe vetë mësuesit për cilësinë e librave shkollorë, procedurat e gjata për miratimin e tyre, si dhe tërheqjen e shpeshtë të librave shkollorë për shkak të stereotipave, paragjykimeve, gabimeve dhe mospërputhjeve. Me vendosjen e gjithë konceptit nga viti i ardhshëm shkollor, unë pres që të tejkalohen këto probleme disavjeçare”, tha Carovska.
Rezultatet nga hulumtim ofrojnë informacione, statistika dhe analiza jashtëzakonisht të rëndësishme për përcaktimin e ndryshimeve gjinore dhe pabarazive me një mori faktorësh, qëndrimesh, sjelljesh, praktikash dhe shëndetin e të rinjve në vend. Por me marrëdhëniet e tyre me shoqërinë, prindërit dhe shkollën, me përvojat e dhunës së bashkëmoshatarëve, familjare dhe seksuale, si dhe shëndetin e tyre mendor.
Sipas hulumtuesve, studimi i vitit 2018 me pjesëmarrjen e nxënësve të moshës 13 dhe 15 vjeç, në qarkun më të gjerë të deritanishëm, i problematizon vlerat dhe normat tradicionale përmes të cilave rrënjosen dhe riprodhohen pabarazitë gjinore, duke përdorur të dhëna kërkimore nga burime të shumta. Me ndihmën e tyre mund të vlerësohen dhe monitorohen efektet e dominimit dhe kontrollit që këto vlera i promovojnë në shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve.
“Interesi kryesor në temën e pabarazisë gjinore mbështetet në evidencë të pasur hulumtuese për sjelljet lidhur me shëndetin e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, përgjigjet e të cilave dëshmojnë për rolin e familjes, por edhe shkollës, grupit të bashkëmoshatarëve, mediave dhe hapësirave publike në të cilat edukohen të rinjtë”, thekson MASH.