Shkup, 19 mars – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska pret që deputetët në një kohë më të afërt t’i miratojnë ligjet, me të cilat, siç tha, mundësohen reforma në sferën sociale, ndërsa duhet t’u mundësojnë jetë më cilësore qytetarëve, sidomos atyre të kategorive të ndjeshme.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale MPPS përmes Qeverisë e kaloi pakon e ligjeve reformuese, për të cilat janë jashtëzakonisht krenare. Ato janë në procedurë kuvendore. Pres që Kuvendi në kohë sa më të afërt në interes të qytetarëve dhe të varfërve t’i votojë sepse këta qytetarë nga deputetët për të cilët kanë votuar vetëm para dy viteve presin jetë më cilësore”, deklaroi Carovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së çmimit rrjetit “Të gjithë të ngopur”.
Nga MPPS konsiderojnë se me këtë reformë sociale do të nxirren 400 mijë qytetarë mbi linjën e varfërisë, por edhe do të sigurohen shanse të barabarta për çdo fëmijë. Me këto reforma qasja deri te shtesat fëmijërore dhe arsimore rriten për 20 herë.
Me pakon e ri të ligjeve, përkujtojnë nga Ministria, ndihma sociale rritet për 300 për qind, por mundësohet edhe aktivizim më i lehtë i të papunëve në tregun e punës.
Me vendosjen e pensionit social sigurohet jetë dinjitoze për ata që e kanë ndërtuar shoqërinë tonë, ndërsa nuk burim të të ardhurave nga i cili mund të mirëmbahen.
Për nesër në Kuvend është caktuar debat publik për njërin nga ligjet për reforma në sferën sociale, gjegjësisht për Ligjin për mbrojtje sociale.