Shkup, 19 mars – Si rezultat i zbatimit të programit ROMACTED “Promovimi i menaxhimit të mirë dhe përforcimit të romëve në nivel lokal” pritet që komunat pjesëmarrëse të mbajnë kapacitete të konsolidimit për të vazhduar t’i kënaqin nevojat e romëve siç janë planet e qëndrueshme lokale të veprimit dhe sistemi me një sportel të cilat e lehtësojnë qasjen e romëve deri te shërbimet publike, u konkludua në konferencën e sotme për promovimin e programit të menaxhimit të mirë dhe përforcimit të romëve në nivel lokal.
“Me këtë japim sinjal si Qeveri se pjesëmarrja e romëve në krijimin e politikave është shumë me rëndësi”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
Ajo theksoi se ky është vetëm një angazhim deklarues nëse bëhet fjalë vetëm në nivel lokal dhe derisa ai angazhim nuk kalon në nivel lokal dhe nuk kemi pjesëmarrje të drejtpërdrejtë për organizatat civile rome në krijimin e politikave lokale, çdo hap dhe çdo masë të koordinohet me ato dhe atëherë angazhimi ynë do të vetëm vetëm angazhim pa e njëjta të kalojë në praktikë.
Aksel Ahmedovski, ministër pa portofol i obliguar për implementimin e Strategjisë së romëve, theksoi se për realizimin e programit, si dhe për implementimin e planeve lokale të veprimit, Qeveria ka siguruar tre milionë denarë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2018.
Dymbëdhjetë komunat e propozuara për përzgjedhje për zbatimin e ROMACTED janë Berova, Manastiri, Gostivari, Velesi, Vinica, Dibra, Kërçova, Koçani, Prilepi, Strumica, Tetova dhe Shtipi. Kryetarët e këtyre komunave morën pjesë në konferencë.