Shkup, 1 korrik – Bartësja e listës së deputetëve në NJZ 1, Milla Carovska, u takua sonte me Filip Jovanovskin dhe me përfaqësues të punëtorëve të kulturës nga skena e pavarur, me ç’rast diskutuan se çfarë është bërë deri më tani për kulturën, por edhe për kërkesat dhe sfidat e ardhshme, për zhvillimin e kulturës në vend, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të punonjësve kulturorë.
“Mendoj se në periudhën e ardhshme duhet të investojmë edhe në kulturë, në mënyrë që ata të mund të realizojnë një program cilësor, shfaqje për fëmijë dhe të rritur, përmes të cilave do të promovohen vlerat e reja, evropiane, modernizimi, liria dhe demokracia dhe nuk do të përpiqemi t’i kthejmë ato disa shekuj prapa”, tha Carovska.
Carovska, në takim, theksoi se skena e pavarur kulturore, artistë e estradës dhe artistët e filmit u mbështetën nga Qeveria me masa Kovid, gjegjësisht me subvencionim të pagës minimale prej 14.500 denarëve.