Carovska: Numër i madh i firmave me grant mbijetojnë, tregojnë qëndrueshmëri

Tetovë, 12 nëntor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në Tetovë vizitoi tre biznese, të cilat nga viti 2018 shfrytëzojnë masa nga Plani operativ për rritje të punësimit, transmeton gazeta KOHA.

Ajo bisedoi me pronarin e furrës “Rimini”, Mumin Nuhiu, shfrytëzues i grantit për hapje të biznesit dhe punësimit shtesë.

“Mbështetja financiare gjatë punësimit në kompani të vogla është bazë për zhvillim dhe për këtë përmes masave operative shteti investon në nxitje të bizneseve të vogla. Vetëm në këtë vit, 330 persona në rajonin e Pollogut hapën biznese,  ndërsa vetëm në Tetovë 221. Ky biznes, furra dhe dy të tjera, disenj grafik dhe parukeri janë shfrytëzues të grantit nga viti 2018 dhe me këtë tregohet se janë të qëndrueshëm dhe japin rezultate”, tha Carovska.

Shfrytëzoj grant prej 5.000 eurove, jemi punësuar unë dhe bashkëshortja. Me paratë kemi blerë pajisje për punë, kafemat, karrige dhe inventar tjetër. Në pranverë shpresoj edhe për një punësim”, deklaroi Nuhiu.

Viti që po kalon shënon shifra rekorde të shfrytëzimit të masave, thonë nga Agjencia për punësim.

“Agjencia për punësim edhe këtë vit 2019 me sukses realizoi masa dhe politika për punësim, me partnerët nga sektori joqeveritar dhe UNDP. Në një pjesë vetëpunësim në vitin 2019 shënojmë numër më të madh të aplikacioneve dhe numër më të madh të kontratave të nënshkruara, ndërsa drejt qytetarëve me këtë janë plasuar tetë milionë euro për hapje të bizneseve të vogla dhe familjare”, deklaroi drejtoresha e Agjencisë, Biljana Jovanovska.

Përfaqësuesja e Organizatës së Kombeve të bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (UNDP), Sanja Bojançiq theksoi se tashmë 12 vite kjo agjenci e organizatës botërore u ndihmon sipërmarrësve në vend.(koha.mk)