Shkup, 13 prill – Rritje të kufirit të pleqërisë nuk do të ketë, ndërsa pensionet janë stabile dhe të sigurta, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.
Carovska në konferencën për shtyp në Qeveri informon për punën në 11 muajt e fundit. Tha se gjithsej 4.535 falimentues morën vendime pozitive, ndërsa rreth 90.000 qytetarë pagë më të lartë, janë siguruar mjete për 138 punësime të reja në qendrat për punë sociale dhe janë punësuar 486 persona për kohë të pacaktuar në kopshte, janë hapur tre Qendra rajonale për bujtje për personat e pastrehë dhe ka përfunduar rikontsruktimi i 30-të Qendrave për punë sociale të cilat u shërbejnë më shumë se 200.000 qytetarëve.
Përveç investimeve të kapitalit dhe projekteve për mbrojtje të fëmijëve, përgatiten ligje të reja për mbrojtje sociale dhe për marrëdhënie pune, punohet edhe në ligj të ri evropian për mosdiskriminim, ndërsa me Planin operativ i cili mundëson të aplikojnë edhe ndërmarrjet sociale si dhe organizatat qytetare, janë parashikuar një miliard denarë për punësim.
“Nga investimet kapitale këtë vit, ka filluar ndërtimi i qendrës bashkëkohore për autizëm në Shkup, dy qendra ditore për personat me paaftësi intelektuale në Kumanovë, një qendër ditore për sindromin Daun në Shkup dhe Qendër ditore për paralizë cerebrale në Prilep. Janë siguruar edhe dy njësi banesore në Negotinë dhe fshatin Timjanik, ndërsa zgjerohet edhe kapaciteti i Shtëpisë komunale në Berovë”, nënvizoi Carovska.
Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me shtëpitë “Ranka Milanoviq” dhe “25 Maji”, Carovska theksoi se është ndërmarrë gjithçka që është në korniza të Ministrisë. Është ndërruar drejtori i “25 Maj”-it, ndërsa një person nga “Ranka Millanoviq” është pezulluar me procedurë të shpejtë.