Prilep, 9 maj – Nuk guxon të na ndodhë vdekshmëri e fëmijëve për shkak të mosvaksinimit. Në Maqedoni duhet të ngritet përqindja e imunizimit të fëmijëve, e cila prej të 90-ave të dikurshme ka rënë shumë. Ajo është rregulluar me akte ligjore.
“Këtë e theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska pas vizitës në hapësirat e reja të adaptuara me dedikim për kopsht të fëmijëve në SHFK “Rampo Levkata” në Prilep.
“Në pajtim me ligjet dhe aktet nënlighore qëndron se fëmijët në Maqedoni duhet të vaksinohen. Inspekcioni sanitar i cili hyn në entet e fëmijëve i kontrollon kartonat e vaksinave dhe kjo nuk është famë. Kjo nuk është asgjë e re. Maqedoni më herët kishte përqindje të lartë, mbi 90 për qind përfshirje me imunizim, tani ka rënë dhe kjo duhet të rregullohet. Nuk guxon të na ndodhë vdekshmëri për shkak të mosvaksinimit”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Ndaj akuzave të ish-të punësuarve në kohë të caktiar se ka pasur dekret me shkrim nga ministrja për t’iu vazhduar kontrata deri në fund të shkurtit, Carovska kërkoi ta tregojnë atë dëshmi.
Në pyetjen për ta komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës kushtetuese sipas të cilit, pjesëmarrja normative tashmë nuk do të jetë bazë për pagesë të rrogës minimale, Carovska u përgjigj shkurtë se nuk komentohen vendime gjyqësore, por ato zbatohen.