Carovska në takim me drejtorët e shkollave fillore për implementimin e programeve të reja mësimore

28

Drejtorët e shkollave fillore në takimin e sotëm onlajn e informuan ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska se për vitin shkollor 2021/2022 fokusin e vënë në përgatitjet për realizimin e programeve mësimore për klasën e parë dhe për klasën e katërt, kumtoi MASH.

“Shkollat tashmë janë duke punuar në sigurimin e resurseve të nevojshme që të munden nxënësit e klasave të para dhe të katërta në mënyrë maksimale t’i shfrytëzojnë përfitimet e programeve të reja mësimore. Pres cilësi më të lartë të mësimit, pasi programet mësimore sigurojnë realizimin e temave të ngjashme nga lëndë të ndryshme mësimore, kudo ku është e mundur. Ata e nxisin të mësuarit duke e kuptuar, zhvilluar të menduarit kritik dhe kreativitetin. Pasojnë trajnime të mësimdhënësve të cilët do t’i realizojnë programet”, theksoi ministrja Carovska.

Drejtorët në takim shtesë kanë informuar për rrjedhën e mësimit dhe për aktivitetet e tjera lidhur me procesin edukativo-arsimor.