Shkup, 9 korrrik – Atë që e ofron VMRO-DPMNE në programin parazgjedhor për punëtorët është paga minimale prej 13.000 denarëve. Dëshiron ta ulë pagën për 1.500 denarëve, tha nënkryetarja dhe bartësja e listës së deputetëve të LSDM-së, Milla Carovska sonte në Shtip, në një takim me përfaqësuesit e “Gllasen tekstilec”.
Carovska theksoi se LSDM-ja e ka rritur pagën minimale prej 9.000 denarëve në 14.500 denarë dhe njoftoi se rritja do të vazhdojë në mandatin tjetër, me dialog të përbashkët të punëtorëve dhe punëdhënësve.
“Nga Shtipi dua t’ju them se është vërtet e rëndësishme të qëndrojmë së bashku në këtë rrugë. Sepse ajo që ofron VMRO-DPMNE në programin e tyre për punëtorët është paga minimale prej 13.000 denarë. Është kërcënim i drejtpërdrejtë për pagën tuaj. Ata duan të ulin pagën me 1.500 denarë. Ata duan ta ulin nivelin që kemi arritur sot. Le të mos e lejojmë atë. Qëndrimi në rrugën e promovimit të të drejtave të punëtorëve në vend, ndërtimin e një sistemi që do të mbrojë punëtorët, por gjithashtu do t’u japë punëdhënësve një shans për të marrë punëtorë produktivë dhe për të ecur përpara ekonominë së bashku. Ne kemi treguar se mundemi, na jepni një shans për të treguar se mund të arrijmë edhe më shumë dhe madje edhe rezultate më të mira së bashku. Le të mos lejojmë që VMRO-DPMNE të shkelë gjithçka që kemi bërë bashkë. Më 15 korrik, rrethoni numrin 3 dhe votoni për koalicionin “Mundemi”, tha Carovska në Shtip.