Shkup, 29 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska mori pjesë në panelin me temë “Faktorët politiko-ekonomik në reformat dhe zbatimi i mbrojtjes sociale”, që u mbajt në selinë e Bankës Botërore në Uashington, me çfarë ky institucion financiar ndërkombëtar e filloi trajnimin disaditor për punë dhe mbrojtje sociale.
“Me përmirësimin e cilësisë së jetesës të kategorive më të ndjeshme e përmirësojmë cilësinë e jetesës së shoqërisë si tërësi. Reforma në sistemin e mbrojtjes sociale ka potencial transformues për të gjithë shoqërisë. Me ndryshimin e mënyrës në të cilën e perceptojmë dhe kujdesemi për personat me rrezik social e ndryshojmë edhe të gjithë shoqërinë”, theksoi ministrja Carovska.
Para fillimit të trajnimeve Carovska pati takim pune me Koen Devidse, drejtprin ekzekutiv të Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin kanë biseduar për reformën sociale që me sukses implementohet tashmë disa muaj në vend, si dhe për investimin në kapitalin njerëzor, bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Në panel diskutimin e ardhshëm në BB do të debatohet në temat për përforcimin e shërbimeve sociale për përmirësimin e jetesës dhe kushteve për jetë të qytetarëve, zgjerimin e qasjes dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale, përfshirë edhe arsimin parashkollor për grupet e ndjeshme.