Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska mori pjesë në konferencën e katërt ministrore për plakje, e cila u mbajt në Lisbonë, Portugali në organizim të Komisionit Ekonomik për Evropën e Kombeve të Bashkuara (UNECE), kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në suaza të konferencës në të cilën u diskutua për mundësimin e jetës dinjitoze dhe aktive personave më në moshë dhe njohjen e potencialit të tyre, ministrja Carovska ka mbajtur fjalim në temën “Plakje me dinjitet”.
Carovska ka realizuar takim edhe me drejtoreshën rajonale të Fondit për popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Alana Armitazh, në të cilën është biseduar për prioritetet në bashkëpunimin e ardhshëm të kësaj agjencie të KB-së me Republikën e Maqedonisë. Konferenca në të cilën morën pjesë ministra prej 40-të vendeve, përfundoi me miratimin e deklaratës së përbashkët për shoqëri të qëndrueshme për të gjitha moshat.