Shkup, 4 shtator – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, mori pjesë në konferencën e organizuar nga qendra universitare në Dubrovnik, me temë “Puna sociale dhe ndryshimet shoqërore”. Reforma sociale e zbatuar nga MPPS u potencua si shembull pozitiv për atë si qeveria kujdeset dhe investon në njerëz, kumtuan nga Ministria.
“Puna sociale dhe sistemet e fuqishme sociale i mbrojnë të drejtat e njeriut, nxisin solidaritet dhe humanitet në një shoqëri. Në këtë mënyrë i inkurajojmë njerëzit të besojnë në një botë më ndryshme më të mirë të cilën e ndërtojmë të gjithë së bashku. Me reformën sociale ndërtojmë sistem i cili vërtet kujdeset për njerëzit, posaçërisht për fëmijët të cilët janë ardhmëria jonë. Kështu që për vetëm tre muaj u kemi paguar shtesa fëmijërore 20.230 fëmijëve, që është tre herë më shumë në krahasim me ato paraprake, ndërsa presim që numër të arrij 70.000 fëmijë”, theksoi Carovska.
Në gusht për familjet më të rrezikuara në Republikën e Maqedonisë Veriore, siç theksohet janë paguar 200 milionë denarë, në krahasim me 106 milionë para zbatimit të reformave sociale.
Paralelisht, MPPS investon në përforcimin e profesionit punonjës social. Kështu që duke filluar nga paga e qershorit në sektorin e kujdesit social pagat janë rritur mesatarisht për 22 për qind, gjegjësisht për 4.367 denarë në neto vlerë mesatare për një të punësuar. Në kuadër të ngjarjes u diskutua për aspektet politike, organizuese dhe etike të reformave sociale, përmes prizmit të emancipimit dhe transformimit shoqëror, informojnë nga MPPS.