Carovska: Me reformën sociale i largojmë familjet nga varfëria afatgjate

Shkup, 27 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska merr pjesë në Konferencën rajonale në Lubljanë, në të cilën ka folur në panel diskutimin përkushtuar “Reformave strukturore për ekonomi konkurente të tregut”.

Carovska e theksoi vlerën e reformës sociale e cila është në procedurë kuvendore, ndërsa me të cilën tërhiqen familjet nga varfëria afatgjate. Me këtë reformë janë parashikuar investime në arsimin parashkollor, në infrastrukturën e kapitalit dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Përmirësohen edhe masat e tregut të punës përmes konceptit proaktiv për punësim, veçanërisht personat e rinj.

“Këto një vit e gjysmë kemi punuar me mund që ta bëjmë reformën sociale. Nga njëra anë, kjo reformë tërësisht e ndërron mënyrën në të cilën kujdesemi për grupet e qytetarëve të rrezikuar dhe dukshëm e rrit ndihmën financiare që e marrin. Nga ana tjetër, sistemi i ri mundëson mbështetje, trajnim dhe këshillim, që të mund çdo njeri të fillojë të punojë. Kjo qasje do t’u ndihmojë njerëzve përfundimisht të dalin nga varfëria, por, njëkohësisht do të rritet fuqia e punës në vend”, tha Carovska.

Ministrja ka potencuar se në këtë mënyrë, reforma jo vetëm që do të ketë efekt pozitiv ndaj grupeve të rrezikuara të qytetarëve, por edhe mbi ekonominë dhe tregun e punës.

Së bashku me masat tjera, siç janë programet për punësim rinor, rritje të pagës minimale dhe reformat e shumta pozitive të destinuara për grupet e margjinalizuara të qytetarëve krijohet shoqëri e drejtë, e cila me të vërtetë kujdeset për të gjithë.

“Kjo është shumë e rëndësishme për mua si ministre dhe për ne si Qeveri. Fuqishëm jemi të vendosur të ndihmojmë që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta të arrijë në jetë dhe çdo njeri të dalë nga varfëria. Ky është qëllimi im dhe motivim në punë”, tha Carovska.

Ngjarja “Drejt përmirësimit të reformave strukturore dhe kornizave fiskale”, mbahet në organizim të CEF, Lubljanë, dhe është pjesë e promovimit të projektit të ardhshëm rajonal “Përforcimi i kapaciteteve të ministrive për vlerësim të implikimeve fiskale të reformave strukturore”. (koha.mk)