Shkup, 31 janar – Në akuzat e VMRO-DPMNE-së se me ndryshimet ligjore të muajit të kaluar pensionistët janë dëmtuar dhe do të kenë pensione më të ulëta pse është ulur koeficienti i përllogaritjes prej 1.61 në 1.54 për vitin 2019 dhe në 1.47 për vitin 2020, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska në seancën e pyetjeve të deputetëve ka thënë se pensionet rriten konform harmonizimit ligjor, njofton Koha.
Tani partia opozitare, ka thënë se jo vetëm që manipulon me 300 mijë qytetarë, por ka dëmtuar më shumë se 570 mijë të punësuar pensionistë të ardhshëm dhe ka krijuar boshllëk në Fondin pensional.
“Të gjithë qytetarët paguajnë për politikat e juaja joreale dhe të dëmshme për sistemin pensional që ka sjellë në rënien e vazhdueshme. Pasi nuk i keni ndjek të dhënat statistikore dhe pa bërë projeksionin planor. Në dhjetor 2016 pensioni mesatar arrin 13.754 denarë, ndërsa në dhjetor 2018 arrin 14.445 denarë. Kjo tregon rritje të qëndrueshme të pensioneve në shtet”, ka thënë Carovska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes, Sllagjana Mitkovska.
“Kjo nënkupton se përfundimisht garantojmë rritjen e pensioneve me ligj, pavarësisht nga vullneti politik dhe zgjedhjet në shtet, ndërsa ajo nënkupton drejtësi dhe përkushtim”, ka thënë ministrja Carovska nga foltorja e Kuvendit. (koha.mk)