Shkup, 6 korrik – Bartësja e listës për deputetë në NJZ 1 dhe nënkryetare e LSDM-së, Milla Carovska sonte u takua me përkëdhelëset nga “Humanost” dhe asistentët e personave me nevoja të veçanta të angazhuar përmes Kryqit të Kuq.
Në takim Carovska foli për reformën sociale me të cilën u sollën asistentë personalë dhe kujdes në kushte shtëpie, por edhe për aktivitetet e ardhshme me të cilët është paraparë hapje dhe zhvillim i servisëve sociale në nivel lokal.
Carovska në takim theksoi se periudhën e kaluar si qeveri e përgjegjshme e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë është bërë shumë për personat me nevoja të veçanta të cilët e morën ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për përfshirje më të madhe në shoqëri. Në takim u fol edhe për mundësinë që përkëdhelëset në shtëpi të licencohen njëjtë si edhe asistentët personalë për çka shpenzimin për trajnimet dhe provimet do të mbulohen nga shteti.
Në nivel të shtetit për momentin 153 persona me nevoja të veçanta shfrytëzojnë shërbimin e asistentëve personalë.