Shkup, 18 shtator – Qytetarët të cilët kanë pranuar ndihmë sociale dhe kompensim për përkujdesje nga personi tjetër para gjashtë viteve nuk u ishte paguar shuma për një muaj, njoftoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Me një shumë prej 240 milionë denarësh, janë dëmtuar mbi 30.000 qytetarë nga kategoria më e rrezikuar sociale. Carovska tha se mjetet të cilat kanë rëndësi të madhe për këtë kategori të qytetarëve u janë kthyer javën e kaluar. “Paratë i kthejmë te qytetarët. Ministria e punëve dhe politikës sociale këtë muaj bëri dy pagesë të të hollave prej ndihmës sociale dhe përkujdesjes nga personi tjetër. Më 1 shtator, qytetarët morën një pagesë, ndërsa më 14 shtator, gjithashtu patëm pagesën e dytën me qëllim që ta korrigjojmë padrejtësinë e cila para gjashtë viteve u ishte bërë kategorive më të prekura të qytetarëve”, tha ministrja Carovska. Carovska thotë se ky nuk ka qenë i vetmi shembull gjatë 11 viteve të kaluara, kur kategorisë më të prekur të qytetarëve u ishte shkaktuar goditje. Ministrja paralajmëroi se së shpejti do t’i publikojë të dhënat për atë se si shpërndahej ndihma sociale gjatë viteve të kaluara, duke shpjeguar se ishin zbuluar parregullsi të mëdha.