Carovska: Këti vit ekskursionet shkollore nuk janë të lejuara

29

Koçan, 21 tetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot deklaroi se këtë vit  nuk mund të organizohen ekskursione shkollore.

“Janë dërguar udhëzime nga Zyra për zhvillim të arsimit. Mundet deri në pesë kilometra të kenë shetitje, lëvizje të nxënësve së bashku me mësimdhënësit që të mund të kemi socializim. Por, nga ana tjetër ajo që ka ndodhur vitin e kaluar, pse agjencisë nuk i kanë kthyer mjetet  konsideroj se ka urdhëra. Ministria e Ekonomisë kishte rekomandime  të jepen vauçerë të cilat do të mund të shfrytëzohen  në periudhën e ardhshme dhe ajo me siguri ka ndodhur”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në komunën Koçan.

Ministrja Carovska u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të cilët janë përgjegjës për organizim  të ekskursioneve, t’u bëjnë thirrje prindërve dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët se në cilën mënyrë ato mjete  të cilat ishin nga viti i kaluar  t’u kthehen. Por, këtë  vit, siç potencon, ekskursionet  nuk janë të lejuara.

Në pyetjen e gazetarëve për ngrohje të shkollave, ministrja Carovska tha se kjo është një pjesë e  sigurimit të kushteve në klasa që të mbahet mësimi dhe siç tha, është obligim.

“Por, bisedojmë se me racionalizimin e mjeteve  mund të arrijmë më shumë investime në infrastrukturë, në IT pajisje  në vend se t’i shpërndajmë  mjetet financiare  vetëm për ngrohje të gjithë klasës vetëm për një mësimdhënës,  por këto janë proces të diskutimit. E rëndësishme është mësimi të fillojë nga klasa, t’i shohim mësimdhënësit në vendet e tyre të punës për shkak të asaj që vitin e kaluar kishte shumë dilema në opinion se  mësimdhënësit  nuk shkojnë në punë, e marrin gjithë pagën,  nuk mbahet mësim. Por tani, mësimdhënësit mbajnë mësim, e mbajnë nga klasa”, tha Carovska.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës tha se me të vërtetë nuk ka nevojë për atë t’i shpërndajmë mjetet dhe paralajmëroi se mund të merren vendime që mësimdhënësit më tutje të punojnë prej në shtëpi.

“Por, them se atë vendim e marrim së bashku me kryetarët e komunave për shkak të asaj që kemi mësimdhënës të cilët shkojnë me prani fizike për shkak të asaj që  Komisioni atë e ka lejuar  dhe do ta lëmë  në nivel të kolektivit të vendosin  se në cilën mënyrë më tutje sipas sezonit ngrohës do të zhvillohet mësimi në shkolla. Mendoj se kjo do të jetë modeli më i arsyeshëm, por kur ta marrim vendimin  do të njoftohet opinioni”, tha Carovska.

Duke u përgjigur në pyetjen e gazetarëve, Carovska tha se  në këtë shkollë dhe në të gjitha shkollat në shtet  ku janë siguruar IT pajisje dhe internet  zhvillohet mësimi onlajn. Potencoi se mësimi zhvillohet  përmes komunikimit  mësimdhënës-nxënës.

“Në shtet të gjithë nxënësit dhe të gjithë mësimdhënësit kanë  akaunte dhe fjalëkalime personale për shfrytëzim  të platformës për komunikim të dyanshëm, 88 për qind e  mësimit zhvillohet  onlajn pa kurrfarë pengesa”, theksoi Carovska.

E pyetur për kërkesën e prindërve nga Kamenica e Maqedonisë për praninë e nxënësve në shkolla, Carovska tha se bojkoti i mësimit  është vetëm mënyrë jokonstruktive e  shprehjes së pakënaqësisë nga pandemia.

“Pandemia nuk është diçka të cilën ne sot vendosim  e duam apo nuk e duam në shtetin tonë.  Kjo na ndodhi  dhe ne duhet të jetojmë me të. Në momentin kur e bojkotojmë mësimin vetëm nxënësit humbin me orët, ndërsa obligimi ynë si Qeveri, gjithsesi edhe obligimi i komunave , është ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Shëndeti nuk është floskulë, shëndeti i qytetarëve janë jeta e gjysheve tona, gjyshërve, prindërve për shkak të asaj që të rinjtë mund ta ngjesin infektimin. Dhe nëse ka vendosur Komisioni për sëmundje ngjitëse se me të vërtetë  në këtë mënyrë është më mirë të mbrohet  shëndeti  unë u bëj thirrje të gjithë nxënësve të bashkangjiten  në këtë mënyrë të realizimit të mësimit sipas rekomandimeve të Komisionit për prani fizike dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse”, tha Carovska.

Ministrja Carovska sot është në Komunën e Koçanit, ku do të vizitojë  disa shkolla fillore dhe të mesme.