Shkup, 1 qershor – Kërkesat e klasterit të tekstilit janë të papranueshme për Qeverinë, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carova, e pyetur në raport të kërkesës së industrisë së tekstilit për subvencione dhe kontribute.
Sqaroi se më 1 maj së bashku me Organizatën e punëdhënësve është prezantuar masa e subvencionimit të të gjitha pagave mes 12.000 dhe 18.000 denarë dhe se ato si organizatë janë pajtuar dhe qëndrojnë në atë.
“Klasteri i tekstilit, të cilat janë vetëm një pjesë e Organizatës së punëdhënësve dolën në konferencën për shtyp. Paga paguajnë dhe dhanë pagë minimale pa i shfrytëzuar subvencionet. Konsideroj se atë që e kërkojnë është e papranueshme për Qeverinë, sepse kërkojnë të anulohen kontributet në Fond”, tha Carovska.