Shkup, 4 qershor – Gordana Jankullovska nuk ka arsye aspak të shqetësohet sepse ajo ashtu si të gjithë qytetarët, do të trajtohet sipas ligjit, u përgjigj ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovsa në letrën e ish-ministres së Punëve të Brendshëm, në të cilën i drejtohet asaj dhe ministres së re të Drejtësisë, Renata Deskoska, për shkeljen e të drejtave të saj në gjykimin për lëndën e PPS-së në të cilën ajo është një nga të akuzuarit.
Carovska shtoi se nëse ka ndonjë problem i cili është nga dikasteri me të cilin ajo udhëheq do të ndihmonte pa asnjë problem, por tha, një gjë e tillë tani për tani nuk ekziston.
“Lidhur me atë që shkruan në letër, ndërsa ka të bëjë me vendimet gjyqësore, praktikat dhe procedurat, kjo nuk është në kompetencën time”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para Konferencës së dytë ndërkombëtare “Gratë në energjetikë 2018”.
Jankullovska letrën e hapur deri te Deskoska dhe Carovska e dërgoi të shtunën dhe u ankua në realizimin e të drejtave të saj në fushën e gjyqësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave, gjegjësisht shkeljen e tyre të rëndë .