Carovska i përgënjeshtron pretendimet për pezullimin e grupit për gjuhë maqedonase në Fakultetin Filologjik

22

Shkup, 14 janar – Ministrja Mila Carovska përmes një statusi në rrjetin social Tuiter përgënjeshtron ashër pretendimet e profesoreshës Jasna Koteska, e cila akuzoi se ministrja kishte në plan ta pezullojë grupin në gjuhën maqedonase në Fakultetin Filologjik.

“I përgënjeshtroj ashpër pretendimet e Jasna Kotevskas, bëj thirrje për t’u dhënë fund përhapjes së dezinformatave”, thuhet në statusin e ministres.

Ajo shton se grupi në gjuhën maqedonase në Fakultetin Filologjik as nuk ishte planifikuar dhe as nuk do të pezullohet.

“Kjo është një gënjeshtër e pastër, qytetarët të mos u nënshtrohen këtyre spekulimeve”, tha Carovska.

Përndryshe, në informacionin e saj, profesoresha njofton se me strategjinë e re për arsim në Fakultetin Filologjik në UCM, duhej të inkorporoheshin dy degë shkencore, kurse gjuha maqedonase të pezullohet.