Shkup, 15 nëntor – Rreth 700 personave do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, arsim, krijim të marrëdhënies së punës pas miratimit të Ligjit për persona të joevidentuar në librin amë të të lindurve, të cilin e hartoi Qeveria dhe duhet të hyjë në procedurë kuvendore, njofton KOHA.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila sot e vizitoi Qendrën edukative rome “Ambrella” në Shuto Orizare, theksoi se me këtë zgjidhen problemi shumëvjeçar i personave të paevidentuar në librin amë të të lindurve, të njohur si fantomë.
“Këta persona gjatë kohë kanë jetuar në margjinat e shoqërisë sonë. Me Propozimin ligjin e ri, të cilin e kemi vërtetuar në Qeveri u mundësojmë t’i realizojnë të drejta e tyre themelore. Të drejtë të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale dhe marrëdhënie e rregullt e punës, ndërsa fëmijët do të mund të kyçen në procesin arsimor”, theksoi Carovska.
Ajo sqaroi se Drejtoria për udhëheqje të librave amë në bashkëpunim me Ministrinë më 1 prill të vitit 2018 kanë publikuar thirrje publike deri te të gjithë personat që jetojnë në vend, e ndërsa nuk janë evidentuar në Librin amë të të lindurve.
Ata, tha Carovska, janë ftuar të vijnë në zyrat e shërbimeve amë që të plotësojnë Pyetësor, në të cilin do t’i theksojnë të dhënat e tyre. Thirrja publike ka zgjatur deri më 1 nëntor të vitit 2018 dhe me këtë rast janë paraqitur 700 persona.
Latifa Shikovska nga “Ambrella” thotë se është mirë që për këtë çështje përfundimisht është marrë vendim ligjor dhe se përfundimisht këta persona do të marrin të drejta dhe shërbime të caktuara sociale. (koha.mk)