Shkup, 27 maj – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, tha se me pakon e ligjeve sociale reformohet i gjithë sistem i mbrojtjes sociale me qëllim që qytetarët të dalin nga kategoritë e prekura, duke parandaluar transferimin ndër brezash të varfërisë nga njëri brez në tjetrin, me faktin se do t’u jepet më shumë fonde, por gjithashtu do të përfshihen edhe në tregun e punës, njofton Koha.mk
“Po, u japim më shumë para këtyre familjeve, u japim ndihmë fëmijëve dhe përfshijmë fëmijët në shkollë, por kërkojmë që ata të kualifikohen dhe të trajnohen për ndonjë lloj pune që në fund ata të futen në punë, sepse ata janë potencial nga 30 mijë familje që duhet të përfshihen në ekonomi dhe për shkak se eliminimi i vërtetë i varfërisë nuk është nëpërmjet transfertave sociale, pasi nuk është në vendet më të zhvilluara, por nëpërmjet punësimit, tha Carovska në emisionin “Vetëm e verteta” në televizionin Kanal 5.
Transmetimi i varfërisë ndër breza, tha Carovska, midis të tjerave do të pengohet edhe përmes kompensimit për fëmijë dhe për arsimim.
“Kjo duhet të parandalohen përmes këtyre transfertave të fëmijëve, edukimi duhet të garantohet për çdo fëmijë në rrezik social, duke pasur kushte të barabarta dhe mundësi për fillim, si dhe për të gjithë fëmijët në shoqëri, në mënyrë që të jemi të sigurt se nuk do të vazhdojë transferimi i varfërisë, tha ministrja Carovska.
Ajo sqaroi se pakoja familjare ka disa komponentë në vetvete.
Lidhur me ndryshimet në LSDM dhe ndryshimet e paralajmëruara në Qeveri, Caroska theksoi se çdo ndryshim sjell freski dhe se ajo që këto ndryshime ndodhin në gjysmën e mandatit është pozitive se kështu mund të bëhen kthesa
Ministrja është e bindur se vendimet ka marrë dhe do të marrë kryeministri dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev do të sjellin energji të re. (koha.mk)