Shkup, 15 tetor – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska sot me disa ish ministra dhe funksionarë aktual nga rajoni ka debatuar në panel diskutimin dedikuar për politika kundër varfërisë, në kuadër të konferencës rajonale “Mbrojtja efektive sociale: përkrahje për fëmijët, familjet dhe bashkësitë në luftë kundër varfërisë”.
“Për pesë vite së paku do të kemi njohuri sesa janë reformat transformuese të cilat po i zbatojmë. Këto reforma sociale janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për të mundësuar përkrahje dhe kushte për jetë normale familjeve të prekura sociale, por për t’u përmirësuar gjendjen për të gjithë qytetarët, për t’u mbajtur të rinjtë në vend dhe të krijohet perspektivë më e mirë për të gjithë”, potencoi Carovska.
Siç informojnë nga MPPS, në 30 vitet e kaluara Qendrat për punë sociale kanë humbur funksionin dhe dinjitetin e tyre dhe nuk kanë bërë atë që duhej bërë. Me reformat sociale janë rritur transferet e parave drejt kategorisë së të prekurve, vendoset udhëheqje të rasteve në Qendrat sociale dhe mundësohet përkrahje për rikualifikim dhe punësim, si mekanizëm afatgjatë për dalje nga varfëria.
Anja Kopaç Mrak, sekretare shtetërore nga Zyra e kryeministrit të Republikës së Sllovenisë dhe ish ministre, pohoi që transferet efektive në Slloveni janë 44,6 për qind, ndërsa në Evropë janë 36 për qind. Varfëria tek fëmijët e cila është çështje shumë e rëndësishme, arrin 15,1 për qind në Slloveni dhe 21 për qind në Evropë.
“Në gjitha ndryshimet të cilat ne i bëjmë duhet patjetër njerëzit t’i vendosim sikur kapital njerëzorë. Duhet patjetër që çdo kush të jetë i kyçur dhe të ndërtojmë shoqëri kohezive sociale. Për atë përveç transfereve për ndihmë ndaj familjeve punohet edhe në përforcim të bashkësive. Kemi vendosur qendra familjare shumë gjeneratash. Ideja është këtu që njerëzit të ndihmojnë. Por edhe tani procesi nuk ka mbaruar dhe ka ende punë”, potencoi Kopaç Mrak.
Gordana Matkoviq, profesor pranë Fakultetit Ekonomik, Financa dhe Administratë në Beograd dhe ish ministër për punë, punësim çështje për luftëtarë dhe politikë sociale në Serbi, ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në këtë panel diskutimi.
“Në një moment isha me të vërtetë e frustruar mbase nuk kishte mundësi që të koordinohemi me ministrat dhe të ulemi në një tavolinë. Në atë moment kemi menduar Fondin për Inovacione Sociale dhe kemi dërguar porosi deri tek donatorët të cilët në atë moment kishim mjaftueshëm”, potencoi ajo.
Sllavko Gaber nga Fakulteti Pedagogjik, njëherësh profesorë në Universitetin e Lubjanës dhe ish ministër për arsim, Slloveni, potencoi që tani kemi mjaftë probleme pas pavarësisë, por gjeneratat e ardhshme, fëmijët tanë, nipërit tanë, siç shtoi ai, “do të jenë të suksesshëm”.
“Me rëndësi është që të stabilizohen elementet e shoqërisë pas kalimit të një ekonomie në tjetrën, nga një sistem politik në tjetrën”, thotë Gaber.