Carovska: Bashkëpunim të pushtetit lokal dhe qendror për status më të mirë të romëve

Shkup, 10 prill – Me ftesë të Drejtorisë për Zgjerim të Bashkimit Evropian, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska merr pjesë në “Javën e Romëve”, ngjarje që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve mbahet nga data 8 e deri më 11 prill në Bruksel.

Carovska mbajti fjalim në ndarjen e çmimeve të pushteteve më të suksesshme lokale nga vendet e Evropës Perëndimore.

“Nevojitet koordinim të veprimit të njësive të pushtetit lokal dhe qendror, por edhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve urgjente të romëve në shoqëri. Vetëm kështu mund ta përmirësojmë statusin ekonomik dhe social të romëve. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka politika përkatëse të cilat duhet në mënyrë të përhershme t’i zgjedhin problemet e shtresuara me të cilat po ballafaqohen këta qytetarë”, theksoi Carovska.

Në suaza të vizitës së saj, ministrja Carovska realizoi takime me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim, Kristian Danielson, me zëvendësdrejtoreshën e Drejtorisë, Katerina Maternova dhe me deputeten në Parlamentin Evropian, Soraja Post.