Shkup, 30 qershor – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, sot e vizituan këndin inkluziv të fëmijëve në Karposh 2, e cila është pajisur me rekuizita dhe lodra për fëmijët me pengesa dhe rekuizita standarde, që të munden të gjithë fëmijët së bashku të shoqërohen dhe argëtohen.
Siç kumtoi kabineti i Carovskës, ajo potencon se përmes ndërtimit të këndeve inkluzive për fëmijë, në tërësi me këtë lloj të humanizmit të hapësirës në vetëqeverisjet lokale, mundësohet fëmijët të zhvillohen dhe të rriten në kushte shumë më adekuate.
Plotësisht, theksoi Carovska, krijohet mundësi së bashku të shoqërohen, edhe fëmijët me rritje tipike dhe fëmijët me rritje atipike, dhe kjo me të vërtetë më gëzon, sepse ne si Qeveri treguam se fëmijët dhe personat me pengesa janë prioriteti ynë i lartë.
“Treguam se mund të mos kemi asnjë fëmijë në institucion deri në moshën 18 vjeçare. Por që të munden ato fëmijë të jetojnë mirë sikur fëmijët e tjerë duhet të kenë lloj të tillë të objekteve, ku do të munden së bashku të dalin me prindërit ose kujdestarët dhe të shetisin dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre fëmijërore. Por, gjtihashtu e u kujdesëm të rritet shtesa e fëmijëve dhe ajo e veçanta në shtetin tonë. Shtesa e veçantë u rrit diku për 15 për qind dhe ajo direkt ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës të këtyre fëmijëve, por nëse nuk kanë përmbajtje çka të bëjnë atëherë, të kota janë mjetet financiare. Për atë së bashku me vetëqeverisjet lokale punojmë paralelisht në përparimin e cilësisë së jetës të fëmijëve tanë, dhe fëmijëve me rritje tipike dhe atipike. Por, edhe prindërit gjithashtu janë me të vërtetë të rëndësishëm në këtë proces. Për atë kompensimin për orar pune të shkurtuar të prindërit që ka fëmijë me pengesa e rritëm deri në nivelin e 50 për qind nga paga mesatare ose 50 për qind nga paga e tij deri në maksimum 50 për qind nga paga mesatare, për dallim prej më parë kur ato merrnin vetëm 4.900 denarë”, tha zëvendëskryeministrja.
Sipas saj, gjithë sistemi i mbrojtjes sociale ka përparuar dhe përfundimisht është krijuar mundësi prindërit e fëmijëve të cilët kanë jetuar me fëmijën, nuk e kanë lënë në institucion, nuk janë tërhequr nga ai, ndërsa edhe nuk kanë punuar dhe nuk u ka takuar e drejta e pensionit me moshën 62/64 të realizojnë kompensim të përhershëm prej 8.000 denarë ta marrin edhe më tutje.
Kryetari i komunës Bogoev tha se komuna e Karposhit paraqet rrethinë e cila në mënyrë të barabartë kujdeset për nevojat dhe problemet e të gjithë qytetarëve të saj, ndërsa këndi inkluziv i lodrave të cilin e vizituan me zëvendëskryeministren të ndërtuar në lagjen Karposh 2, pikërisht i ngjan një bashkësie ashtu siç i duhet gjithë komunës.