Carovska: Atë që e dëgjuam nga Janushev i shqetësoi të gjitha gratë në shtet

58

Shkup, 3 korrik – Jashtëzakonisht më shqetësoi ajo që e dëgjova sot nga kandidati për deputet i VMRO-DPMNE-së, Janushev, ndërsa i shqetësoi edhe të gjitha gratë në shtet dhe dëshiroj publikisht ta dënoj,  deklaroi bartësja e  listës së deputetëve në Njësinë zgjedhore 1, Milla Carovska.

“Atë që e dëgjova na tregon se se si ajo parti politike janë edhe burrat  nga ajo parti politike menaxhojnë me gratë të cilat kanë  mendime të ndryshme. Të gjithë ne kemi të drejtë të mendojmë ndryshe. Të gjithë ne kemi të drejtën e mendimit tonë  dhe pikërisht për atë luftojmë  sot respektimi i të drejtave të grave  të mbetet lartë në agjendën e shtetit tonë”, tha Carovska.

Theksoi se ishim dëshmitarë  të ish liderit të tyre i cili fliste  për  disa të drejta të grave dhe me atë direkt  i ka shkelur të drejtat e tyre,  i mbylli të gjitha serviset dhe  nuk i mbështeti organizatat qytetare  për mbrojtje të grave.

Kandidati për deputet, Damjan Mançevski në deklaratë të përbashkët me Carovskën,  ndërsa në lidhje me incizimet e Janushevit, ka potencuar se  nuk guxojmë të mbesim  vetëm  me fjalimet verbale.

“Duhet me masa konkrete të luftojmë kundër stereotipeve gjinore të cilat ende ekzistojnë  te politikanët primitiv. Ajo luftë nuk është e lehtë. Për atë, para dy viteve u obligova  të udhëhiqem nga parimi  se nuk pranoj  të jem pjesë e ndonjë konference, debati ose panel diskutimi  nëse nuk ka së paku një grua folëse. Kemi gra të suksesshme në të gjitha fushat. Ato janë partnere të barabarta  në diskutime dhe debate  nga të cilat nuk është e lehtë të dalësh fitues. Përpiqem edhe për rritje të numrit të grave  në pozita udhëheqëse. Qeveria e miratoi Ligjin  për pozitë të lartë udhëheqëse, e cila hyri në procedurë kuvendore, por nuk arritëm ta miratojmë  para fillimit të zgjedhjeve”, tha Mançevski.

Në ligjin, sqaroi ai, është parashikuar  nëse ka kandidatë me numër të njëjtë të pikëve për pozitë të caktuar udhëheqëse, përparësi do të ketë kandidatja.

“Për këtë fushë mundemi  më shumë dhe më mirë. Së bashku dhe të barabartë!, shtoi Mançevski.

Comments are closed.