Mbush 50 vjeç Carla Bruni. Një jetë nën reflektorë nga pasarelat e modës tek muzika, duke kaluar për rolin e zonjës së parë të Francës të mbajtur gjatë kohës që bashkëshorti Nicolas Sarkozy ishte në pallatin e Elisesë. Carla Gilberta Bruni Tedeschi, është bërë e njohur në vitet 80, e lançuar në pasarela , bashkë me disa kolege të bukura, nga Gianni Versace.
Carla, që jeton në Francë që prej moshës shtatë vjeçare, pikërisht në Paris u zgjodh nga stilisti kalabrez për të qenë pjesë e skuadrës së tij të supermodeleve. Mes 1987 dhe 997, viti i vrasjes së Versaes, karriera e Brunit ishte shumë e shpejtë. Më pas lamtumira ndaj pasarelave dhe pjesëmarrja e saj si dëshmitare e disa shtëpive prestigjioze të modës. Si supermodele Carla Bruni u rikthye së bashku me disa top modele të viteve 90 vetëm disa muaj më parë në Milano, me rastin e sfilatës homazh për Versace, e realizuar nga motra e tij, Donatella, në 20 vjetorin e vdekjes së stilistit.
Por pasioni i vazhdueshëm i Carla ka qenë gjithmonë muzika. Ka shkruar këngë të ndryshme të albumit “Si j’ètais elle” të Julien Clerc në 2000, publikoi albumin e parë të saj “Quelqu’un m’a dit” në 2002. Ka fituar dy vite më pas “Victoire de la musique” si artistja muzikore femërore e vitit. Në 2007, ka publikuar albumin e dytë të saj “No Promises”, më pas “Comme si de rien n’ètait” në 2008 dhe “Little French Songs” në 2013.
Tani ka dalë “French Touch”, prodhuar nga David Foster, që e bindi të këndojë në anglisht, me këngët që ajo dëgjonte kur ishte 14 vjeç. Bruni ka dy fëmijë; nga martesa me Sarkozy lindi Giulia, që tani është shtatë vjeç, ndërsa nga historia me filozofin dhe drejtuesin radiofonik Raphael Enthoven ka lindur Aurelien, që sot është 16 vjeç dhe është një youtuber i famshëm. Dhe nëse muzika zë një pjesë të rëndësishme në jetën e saj , fëmijët vijnë në radhë të parë.
Dhe kështu për dashurinë e Giulia do të bëjë një tur me pjesë të vogla, në Itali në pranverë. E impenjuar në fushën sociale në 2009 krijoi Fondacionin Carla Bruni-Sarkozy për të promovuar aksesin në kulturë dhe njohuri për të gjithë. Në 50 vite Carla ruan një fizik elegant si top modele dhe thotë se ndihet sikur është 20 ose 30. Për të ardhmen, megjithatë, ajo e di atë që nuk dëshiron:” Do të doja të vdisja para fëmijëve dhe madje edhe miqve të mi. E vetmja gjë që më frikëson është humbja e të tjerëve”.