Tre muaj më parë, nisëm të shkruanim për një histori të jashtëzakonshme. Nga ato që janë frymëzim për këdo dhe se duhet besuar dhe te e pabesueshmja… Jemi në zonën Veri-Lindore të Uellsit, në Cardiff Metropolitan University, një institut me thuajse 11 mijë studentë.
Skuadra e këtij instituti, e quajtur shkurt Cardiff Met FC sapo ka kurorëzuar një sezon të mrekullueshëm dhe paharrueshëm. Dy vite pas ngjitjes në kampionatin elitar, Cardiff met ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League, edhe në sajë të formulës së veçantë të turneut: pas vendit të shtatë në sezonin e rregullt, skuadra e studentëve u klasifikua për Playoff e rënies, që megjithatë garantonte një vend për në Europë.
Kështu, pasi Bala Town mundi Newtown me penallti, në finale u ndesh me Cardiff Met, ku këta të fundit fituan pas penalltivë (në 120 minuta mbaroi 1-1). Edhe sezonin e shkuar, Cardiff Met ishte pranë Europës, por u eliminua në fund nga Cefn Druids.
Ky vit është historik edhe për faktin se ekipi i studentëve ka fituar Kupën e Ligës në Uells, duke mundur në finale Cambrian & Clydach (2-0). Sakaq, skuadra e universitetit arriti gjysmëfinalen e Kupës së uellsit, ku humbi ndaj Connah’s Quay Nomands.
Ndeshjet brenda fushe, Cardiff i luan në “Cyncoed Campus”.
ANYONE FOR A EUROPEAN TOUR?? pic.twitter.com/pOfc26He2V
— Cardiff Met Uni FC (@CardiffMetFC) May 19, 2019