Mes profesionit dhe jetës private, Cardi B, po përjeton një moment autentik përrallor. Reperja 26-vjeçare (Belcalis Almanzar), në 10 korrik është bërë nënë e Kulture Kiari Cephus, vajza e lindur nga dashuria për ‘kolegun’ Kiari Kendrell Cephus, reperi i njohur si Offset. Në nivelin muzikor, Cardi B thyen çdo rekord: për të festuar, ka vendosur të pozojë plotësisht nudo në Instagram.
Fotot, ku bukuroshja tregon trupin e saj plot me tatuazhe, është postuar nga Offset, duke grumbulluar më shumë se një milion ‘like’. “Gruaja. Hyjnia. Bukuria!”, – ka shkruar ai për nënën e fëmijës së tij. Ajo nuk është e re në këto lloj fotosh në rrjetet sociale. Pikërisht për të njoftuar lindjen e Kulture-s, kishte postuar dy foto nudo, me barkun në dukje pak para lindjes dhe me gjoksin e mbuluar me një krah. Cardi, me 31.4 milionë ndjekës në Instagram, i është “përgjigjur” Offset-it, me një tjetër foto shumë të ngjashme, duke u shfaqur sërish pa rroba dhe duke marrë më shumë se 1.8 milionë ‘like’. Me albumin e saj “Invasion of Privacy”, ajo ka debutuar me më shumë se 200 mijë kopje të shitura.