Modelja e njohur britanike Cara Delevingne ka bërë një transformim shokues. Aktorja ka qethur flokët pasi do të luajë rolin e një vajze adoleshente që po vdes. Britanikja 24-vjeçare, e cila kohët e fundit ktheu vëmendjen nga modelimi tek aktrimi, do të luajë përkrah Jaden Smith në filmin “Life In A YEAR”. Për t’iu përshatur tërësisht rolit të saj aktorja duhet të sakrifikonte flokët e saj të mrekullueshëm.