Po të bëhej siç dëshiron ajo, Cara Delevingne do të ishte e zhveshur gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Modeles dhe aktores i pëlqejnë rrobat e bukura, por e pranon se kur është në shtëpi, ajo preferon të mos veshë asgjë.
“Më pëlqejnë rrobat, vetëm se jo gjatë gjithë kohës,” tha ajo për “I Newspaper”. “Preferoj të jem lakuriq – çfarë të them?”
Ajo këmbëngul se liria që ajo ka në shtëpi e ka ndihmuar atë të bëhet aktorja më e mirë që mund të jetë në filmat si “Paper Towns” dhe “Suicide Squad” dhe serinë e re fantastike “Carnival Row”, shkruan KOHA Ditore.
“Kjo është arsyeja pse e dua filmin, sepse ka të bëjë me të qenit më të hapur me veten emocionalisht, dhe kjo është dhurata më e mirë ndonjëherë,” shpjegoi ajo.
Ndërkohë, bukuroshja britanike tha për revistën se karriera e saj e aktrimit është një ëndërr fëmijërie: “Si fëmijë, e shihja veten si aktore”, tha 27-vjeçarja. “Kam qenë një mbretëreshë e vogël e dramës, gjithmonë vrapoja. Edhe para se ta filloja aktrimin, isha shumë e gatshme ta bëja atë.”