Shkup, 20 prill – Reperi i njohur Capital T, këngët e të cilit gjithmonë shndërrohen në hite dhe dëgjohen ngado, për herë të parë vjen me koncertin e tij madhështor në Shkup, informon Koha. Koncerti do të mbahet në sallën e sportit “Boris Trajkovski”(sallën e vogël) më datën 20 prill, dyert do të hapen nga ora 21:00, ku do të keni mundësi të takoni edhe shumë artist lokal.